E kanë kuptuar që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston/ Opozita bashkoi votat me…

E kanë kuptuar që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston/ Opozita bashkoi votat me…

Pikat kryesore

  • Në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur bashkimin e forcave politike opozitare me qeverinë për miratimin e një rezolute që lidhet me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
  • Ai e cilësoi këtë moment si të rrallë, por pozitiv, duke theksuar se opozita dhe shumica qeverisëse votuan së bashku në mbështetje të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
  • Kreu i qeverisë u shpreh se edhe opozita e ka kuptuar se nuk ka bllokim të negociatave.

Në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur bashkimin e forcave politike opozitare me qeverinë për miratimin e një rezolute që lidhet me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai e cilësoi këtë moment si të rrallë, por pozitiv, duke theksuar se opozita dhe shumica qeverisëse votuan së bashku në mbështetje të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Kreu i qeverisë u shpreh se edhe opozita e ka kuptuar se nuk ka bllokim të negociatave. “Shënimi i fundit është për diçka të mirëseardhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku befasisht, por e përsëris pozitivisht, forcat opozitare të Kuvendit të Shqipërisë u bashkuan me shumicën qeverisëse për një rezolutë të lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Më vjen mirë realisht që ndodhi diçka e tillë. Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme, prapë se prapë, është një herë me vlerën e vet dhe më vjen mirë po ashtu që, me sa unë kuptoj, e kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm, që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston ”, tha Rama. Sipas tij, procesi i integrimit është i pandalshëm, ndërsa pritet që Shqipëria të kalojë në faza të reja të negociatave me hapjen dhe më pas mbylljen e kapitujve. “Së shpejti do të vijë edhe lajmi i ri dhe i mirë, si të gjitha lajmet për hapjen e kapitujve, të kapërcimit në fazën tjetër të procesit dhe do të hapet edhe rruga për fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave. Kështu që bashkimi, sado i befasishëm dhe sado i ngutur në “varkën e Shqipërisë europiane”, ku ne jemi aty prej kohësh dhe ku vendin e kanë gjithmonë aty, është plotësisht i mirëseardhur” , deklaroi kryeministri Rama.

Lini një Përgjigje