Pikat kryesore
- Këtë të hënë (23 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
- Sipas SHMU-së, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
- Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e para të ditës, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Këtë të hënë (23 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e para të ditës, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore. Gradualisht në orët e mesditës e në vijim reshjet e shiut parashikohen të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit, në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra kryesisht në malësitë e vendit. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe mbeten të dobëta në jug e lokalisht në verilindje në male. Në relievet malore në veri-lindje-juglindje në lartësitë mbi 1000-1200 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.