Pikat kryesore
- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, përmes Drejtorisë Rajonale Kukës-Dibër, ka vënë në pranga në flagrancë një punonjës të Policisë së Shtetit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.
- I arrestuari është Megin Gani Ademi, 32 vjeç, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Dibër.
- Nga hetimet e AMP-së dyshohet se Ademi nuk ka ndërmarrë veprimet e domosdoshme procedurale dhe hetimore për largimin e shtetasit Amir Muaremi.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, përmes Drejtorisë Rajonale Kukës-Dibër, ka vënë në pranga në flagrancë një punonjës të Policisë së Shtetit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”. I arrestuari është Megin Gani Ademi, 32 vjeç, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Dibër. Nga hetimet e AMP-së dyshohet se Ademi nuk ka ndërmarrë veprimet e domosdoshme procedurale dhe hetimore për largimin e shtetasit Amir Muaremi. Ky i fundit ishte caktuar nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ndaj tij po zhvilloheshin procedurat e ekstradimit drejt Republikës Federale të Gjermanisë. Dokumentacioni procedural i është përcjellë Prokurorisë, e cila do të vazhdojë me hetimet e mëtejshme për këtë çështje.