Durmishi debuton tek Juventus/ Sulmuesi kuqezi luan si titullar në miqësoren në Belgjikë

Durmishi debuton tek Juventus/ Sulmuesi kuqezi luan si titullar në miqësoren në Belgjikë

Pikat kryesore

  • Juventusi luante miqësoren e dytë të verës, këtë herë në Belgjikë, dhe trajneri Luçiano Spaleti kishte hedhur si titullar një sulmues të ri shqiptar.
  • Ky ishte Arman Durmishi, pjesë e Shqipërisë U19, dhe shënuesi më I mirë I ekipit Shpresa juventin, që padyshim pati emocione të forta përballë Standardit të Liezhit.
  • Kjo ishte edhe një nga arsyet, që Durmishi jo vetëm u aktivizua, por edhe si titullar.

Më në fund dita e shënuar erdhi. Juventusi luante miqësoren e dytë të verës, këtë herë në Belgjikë, dhe trajneri Luçiano Spaleti kishte hedhur si titullar një sulmues të ri shqiptar. Ky ishte Arman Durmishi, pjesë e Shqipërisë U19, dhe shënuesi më I mirë I ekipit Shpresa juventin, që padyshim pati emocione të forta përballë Standardit të Liezhit. Futbollisti, që është vetëm 18 vjeç, u bashkua në këtë fazë përgatitor me ekipin e të rriturve të “zebrave”, dhe pasi ishte në stol në miqësoren e parë në Zvicër ndaj Bazelit, e pati pagëzimin me “zjarrin”, siç mund të thuhet. Ai ishte në terren për 45 minuta, dhe në pushim u zëvendësua si gjithë të tjerët, ndërsa u tregua aktiv në radhët e një skuadre e cila ende është në startin e fazës përgatitore, ende jo në formën e duhur, dhe me shumë mungesa për shkak të Kupës së Botës. Kjo ishte edhe një nga arsyet, që Durmishi jo vetëm u aktivizua, por edhe si titullar. Ai provoi të godiste portën e Standardit, po ashtu u tregua tepër luftarak në mesfushë dhe në çdo sektor ku u ndodh. Pritet që e ardhmja e tij të jetë shumë e mirë. Arman Durmishi ishte sezonin e kaluar shënuesi më i mirë i Juventusit U20, pra I Shpresave, ndërsa këtë edicion do të jetë me Juven U21, si dhe besohet do të ftohet herë pas here nga Spaleti në ekipin e parë tek “Zonja e Vjetër”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Durmishi në “takim” me “zonjën”/ Sulmuesi shqiptar, për herë të parë në stërvitje tek Juventus “Bomberat” e së ardhmes/ Sfidë e fortë në nivelin U20 mes Durmishit dhe Sulejmanit Durmishi është një “zotëri i vjetër”/ Sulmuesi shqiptar vazhdon të shkëlqejë tek Juventus U20

Lini një Përgjigje