Dronët e Houthit në Jemen godasin aeroportin në Izrael

Dronët e Houthit në Jemen godasin aeroportin në Izrael

Një incident i paprecedent ndodhi të dielën, kur një dron i lëshuar nga militantët Houthi në Jemen arriti të kalonte mbrojtjen ajrore të Izraelit dhe u përplas në aeroportin jugor të vendit. Ushtria izraelite njoftoi se ngjarja çoi në mbylljen përkohësisht të hapësirës ajrore tregtare dhe devijimin e fluturimeve mbi Izraelin jugor.

Sipas raportimeve, rebelët Houthi realizuan sulmin me disa dronë, shumica e të cilëve u kapën para se të arrinin në territorin izraelit. Megjithatë, një nga dronët kaloi përmes sistemit mbrojtës dhe goditi terminalin e pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar “Ramon”, afër qytetit turistik Eilat.

Houthit e morën përsipër këtë sulm, ndërsa shërbimi i emergjencës Magen David Adom njoftoi se një burrë 63-vjeçar u trajtua për plagë të lehta. Dëmet në aeroport dukeshin të kufizuara dhe, pas disa orësh, ai u rihap, duke rikthyer fluturimet në normalitet.

Lini një Përgjigje