Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet për ndërtimin e shëtitores së re në Ksamil, duke bërë të ditur se projekti po shkon drejt përfundimit.
- Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi këtë investim si një hapësirë publike të shumëpritur, e cila synon të përmirësojë përvojën e vizitorëve në një nga destinacionet më të frekuentuara turistike të vendit.
- Një tjetër hapësirë publike e shumëpritur dhe cilësore për çdo vizitor që zgjedh këtë perlë të Shqipërisë”, shkruan kryeministri.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet për ndërtimin e shëtitores së re në Ksamil, duke bërë të ditur se projekti po shkon drejt përfundimit. Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi këtë investim si një hapësirë publike të shumëpritur, e cila synon të përmirësojë përvojën e vizitorëve në një nga destinacionet më të frekuentuara turistike të vendit. “Drejt përfundimit Shëtitorja e re e Ksamilit. Një tjetër hapësirë publike e shumëpritur dhe cilësore për çdo vizitor që zgjedh këtë perlë të Shqipërisë”, shkruan kryeministri. Shëtitorja e re pritet të krijojë më shumë hapësira për këmbësorët dhe pushuesit, duke i dhënë një tjetër dimension bregdetit të Ksamilit, një prej zonave turistike më të vizituara gjatë sezonit veror. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! News Hour me Erneta Shevroja, (17/07/2026) Tërmet i fuqishëm në Meksikë, alarm për cunami Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje