Pikat kryesore
- Siç thuhet në njoftimin zyrtar , tre janë personat që aksesuan në mënyrë të paautorizuar materialet hetimore duke i shpërndarë më pas tek persona të tjerë.
- Së dyti, e njëjta masë është lëshuar për Zambak Gjonin, i akuzuar për të veprat penale si Rrokaj.
- Po për këto vepra penale, po hetohet në gjendje të lirë Agim Ismaili .
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal për hakerimin e materialeve sekrete të SPAK-ut. Siç thuhet në njoftimin zyrtar , tre janë personat që aksesuan në mënyrë të paautorizuar materialet hetimore duke i shpërndarë më pas tek persona të tjerë. Bëhet fjalë për Arnold Rrokaj , ndaj të cilit është lëshuar masa e “arrestit me burg”, i akuzuar për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytë dhe “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” . Bëhet fjalë për Arnold Rrokaj , ndaj të cilit është lëshuar masa e “arrestit me burg”, i akuzuar për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytë dhe “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” . Së dyti, e njëjta masë është lëshuar për Zambak Gjonin, i akuzuar për të veprat penale si Rrokaj. Po për këto vepra penale, po hetohet në gjendje të lirë Agim Ismaili . Sipas hetimeve, Rrokaj ishte i pari që pati akses te materialet hetimore. Ai bashkë me Gjonin u identifikuan brenda 24 orëve dhe u arrestuan menjëherë duke parandaluar kështu dhe shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore. Si rezultat i veprimeve te shumta hetimore dhe analizimit te tyre, akuzat u zgjeruan dhe për veprën penale të përgjimit të paligjshëm të të dhënave kompjuterike në ngarkim të shtetasit, Agim Ismaili, i cili pasi u njoh me përmbajtjen e këtyre të dhënave, i shpërndau ato më tej, por edhe kërkoi në mënyrë të vetëdijshme thellimin e përgjimit të paligjshëm të sistemeve të Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar gjetjen e të dhënave për persona të ndryshëm.