Dosja “Nesti Angoni” rikthehet në Gjykatën e Posaçme, Veliaj kërkon hetim për falsifikim…

Dosja “Nesti Angoni” rikthehet në Gjykatën e Posaçme, Veliaj kërkon hetim për falsifikim…

Pikat kryesore

  • Përveç gjyqit për llogari të të cilit po mbahet në qeli, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të ketë një përballje të re me SPAK në Gjykatën e Posaçme.
  • Kjo gjykatë do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt për të nisur një hetim penal për “falsifikim dokumentesh” të bërë ndaj Nesti Angonit, personazhit anonim mbi një dokument të të cilit SPAK nisi hetim ndaj kryebashkiakut.
  • Në thelbin e shqyrtimit është ankimi i Erion Veliajt kundër një vendimi të Prokurorisë së Tiranës për “mosfillim procedimi penal”.

Përveç gjyqit për llogari të të cilit po mbahet në qeli, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të ketë një përballje të re me SPAK në Gjykatën e Posaçme. Kjo gjykatë do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt për të nisur një hetim penal për “falsifikim dokumentesh” të bërë ndaj Nesti Angonit, personazhit anonim mbi një dokument të të cilit SPAK nisi hetim ndaj kryebashkiakut. Në thelbin e shqyrtimit është ankimi i Erion Veliajt kundër një vendimi të Prokurorisë së Tiranës për “mosfillim procedimi penal”. Prokuroria vendosi të mos niste hetim mbi kallëzimin e bërë nga Veliaj në Prokurorinë e kryeqytetit në prill 2026, ku kërkonte identifikimin e personit real që fshihet pas “Nesti Angonit”, me pretendimin se prej tij ishte falsifikuar një dokument, shkruan A2. Po ashtu, Veliaj kërkonte të verifikohej se si ishte depozituar në SPAK apo administruar kallëzimi i Angonit.

Lini një Përgjigje