Gonxhja: Lirohen çadrat e vendosura në mënyrë të paligjshme në bregliqenin e Pogradecit

Gonxhja: Lirohen çadrat e vendosura në mënyrë të paligjshme në bregliqenin e Pogradecit

Pikat kryesore

  • “Inspektime në vijën bregliqenore të Pogradecit Inspektorati i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit vijon kontrollet në terren për garantimin e zbatimit të kontratave dhe administrimin e rregullt të hapësirave publike.
  • Gjatë inspektimit u bë lirimi i çadrave të vendosura jashtë sipërfaqes së miratuar, gjithashtu u mor dhe masë administrative “Paralajmërim”, për subjektet shkelëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Respektimi i rregullave garanton një bregdet dhe vijë bregliqenore të mirëmenaxhuar për qytetarët dhe vizitorët”, shkruan ministri.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se Inspektorati i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit ka vijuar inspektimet në vijën bregliqenore të Pogradecit, me fokus zbatimin e kontratave dhe administrimin e rregullt të hapësirave publike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja njoftoi se gjatë kontrolleve në terren u liruan çadrat e vendosura jashtë sipërfaqes së miratuar, ndërsa ndaj subjekteve që kishin shkelur rregullat u vendos masa administrative “Paralajmërim”, në përputhje me legjislacionin në fuqi. “Inspektime në vijën bregliqenore të Pogradecit Inspektorati i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit vijon kontrollet në terren për garantimin e zbatimit të kontratave dhe administrimin e rregullt të hapësirave publike. Gjatë inspektimit u bë lirimi i çadrave të vendosura jashtë sipërfaqes së miratuar, gjithashtu u mor dhe masë administrative “Paralajmërim”, për subjektet shkelëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Hapësirat publike janë për të gjithë. Respektimi i rregullave garanton një bregdet dhe vijë bregliqenore të mirëmenaxhuar për qytetarët dhe vizitorët”, shkruan ministri.

Lini një Përgjigje