Pikat kryesore
- Ata akuzohen për veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera.
- Në sallën e gjyqit mungojnë dy të pandehurit, Redi Molla dhe Taulant Tusha, ndërsa është garantuar prezenca e tyre nga avokatët respektivë.
- Mbrojtësja e Julian Zanajt nuk ishte e pranishme për shkak se ndodhet në një tjetër gjykim.
Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca për dosjen “5D”, me të pandehur, Redi Mollën, Taulant Tusha dhe Mariglen Qato, ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës që kanë përfunduar në qeli për krijimin e një skeme korruptive duke përdorur fondet e bashkisë. Ata akuzohen për veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera. Në sallën e gjyqit mungojnë dy të pandehurit, Redi Molla dhe Taulant Tusha, ndërsa është garantuar prezenca e tyre nga avokatët respektivë. Mbrojtësja e Julian Zanajt nuk ishte e pranishme për shkak se ndodhet në një tjetër gjykim. Në këto kushte, seanca u shty për në datën 30 prill, ora 9:00. Gjykata vendosi të pezullojë afatet e paraburgimit dhe të zgjasë afatin e izolimit shtëpiak për Redi Mollën.