Pikat kryesore
- Në takimin me operatorët turistikë në Vlorë, kryeministri Rama ndau me ta lajmin për një kontratë të lidhur me Fincantierin për kantierin e Pashalimanit.
- “Kemi lidhur një kontratë të madhe me Fincantierin për kantierin e Pashalimanit ku do fillojmë ndërtimin e anijeve.
- “Kemi nevojë të investojmë shumë, por duhet edhe të balancojmë.
Në takimin me operatorët turistikë në Vlorë, kryeministri Rama ndau me ta lajmin për një kontratë të lidhur me Fincantierin për kantierin e Pashalimanit. “Kemi lidhur një kontratë të madhe me Fincantierin për kantierin e Pashalimanit ku do fillojmë ndërtimin e anijeve. Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake nga Shqipëria përvec se do plotësojmë nevojat tona, edhe kjo do jetë një e mirë për ekonominë” tha Rama, ndërsa mbetur te sezoni turistik, apeloi operatorët të investojnë edhe në parkimet e makineve, për të cilat tha se është një investim që kthehet shpejt. “Kemi nevojë të investojmë shumë, por duhet edhe të balancojmë. Është e rëndësishme dhe ajo që turistët gjejnë jashtë hoteleve. Është shumë e rëndësishme të jemi të vëmendshëm ndaj pastrimit. Për plazhet kemi bërë një plan të mirë. E fundit, na duhen më shumë parkime. Dy parkime nisin së shpejti, një në Skelë një te sheshi i Lungomares, që do akomodojnë rreth 600 makina të dyja bashkë, por nuk mjaftojnë. Duhet ta merrni këtë gjë si një investim të rëndësishëm me kthim të shpejtë. Është një investim fitim prurës shumë i dobishëm. Bëni parkime me pagesë, do ju kthehet në mirësi të madhe. Ne po e bëjmë planin, do e lancojmë së shpejti,” shtoi Rama.