Pikat kryesore
- Për ditën e sotme (19 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
- Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
- Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën të madhe të territorit.
Për ditën e sotme (19 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën të madhe të territorit. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente deri në orët e mesditës me intensitet të ulët në qendër dhe jug të vendit. Në zonat malore në verilindje-lindje-juglindje në lartësinë mbi 1200 metra do ketë reshje bore me intensitet të ulët. Deti do jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-4 ballë.