Diella, ministrja e parë nga Inteligjenca Artificiale në botë

Diella, ministrja e parë nga Inteligjenca Artificiale në botë

Pas vëmendjes ndërkombëtare, emri Diella ka filluar të bëjë jehonë përtej kufijve. Kryeministri Edi Rama e prezantoi atë në një intervistë për Times Radio Politics, duke e cilësuar si ministren e parë në botë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Ai theksoi se Diella ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe se nuk ka nevojë për lidhje familjare, të cilat shpesh krijojnë probleme në vend. "Ajo nuk njeh ditë natë dhe është gjithmonë në dispozicion, duke e bërë punën më efikase se ministrat tradicionalë," u shpreh Rama, duke shtuar se në këtë periudhë ndryshimesh, është e domosdoshme të veprohet shpejt.

Pavarësisht se kolegët e saj të vërtetë ende nuk janë betuar, Diella ka filluar menjëherë punën e saj. Gjatë intervistës, gazetarët britanikë e pyetën Ramën për debatin e tij me politikanin Nigel Farage rreth shqiptarëve të burgosur në Britani. Kryeministri sugjeroi që ata të drejtohen te Inteligjenca Artificiale për përgjigje, ndërsa shprehu pritshmëri për vizitën e Farage në Shqipëri.

Mendim personal

Diella, si ministrja e parë e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, hap një diskutim të ri mbi të ardhmen e liderëve në politikë

Lini një Përgjigje