Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, 24-vjeçari shqiptar arrestohet në Serbi

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, 24-vjeçari shqiptar arrestohet në Serbi

Pikat kryesore

  • Një shtetas shqiptar është arrestuar në Serbi, për llogari të drejtësisë shqiptare, pasi në janar të vitit 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.
  • “Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K.
  • Klejvis Metalla ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Serbi, për llogari të drejtësisë shqiptare, pasi në janar të vitit 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë. “Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç”, tha policia. Klejvis Metalla ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë. “Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri”, shtoi policia.

Lini një Përgjigje