Barça fiton dhe feston/ Katalanasit kualifikohen në debutimin në Kupën e Mbretit

Barça fiton dhe feston/ Katalanasit kualifikohen në debutimin në Kupën e Mbretit

Pikat kryesore

  • Gjithsesi, edhe kur nuk bën mrekulli sërish Barcelona është në garë për çdo trofe të mundshëm, dhe debutimi në Kupën e Mbretit ishte i suksesshëm.
  • Katalanasit, që kryesojnë La Ligën e Spanjës, kaluan në të tetat e finaleve në konkurrimin e dytë për nga rëndësia në vendin iberik.
  • Nuk e patën edhe aq të lehtë në fushën e Guadalaharës, një rivali vërtet modest, por gjithsesi e gjetën zgjidhjen.

Nuk është një sezon i shkëlqyer. Gjithsesi, edhe kur nuk bën mrekulli sërish Barcelona është në garë për çdo trofe të mundshëm, dhe debutimi në Kupën e Mbretit ishte i suksesshëm. Katalanasit, që kryesojnë La Ligën e Spanjës, kaluan në të tetat e finaleve në konkurrimin e dytë për nga rëndësia në vendin iberik. Nuk e patën edhe aq të lehtë në fushën e Guadalaharës, një rivali vërtet modest, por gjithsesi e gjetën zgjidhjen. Në ndeshjen në të cilën portieri Ter Shtegen bëri debutimin si titullar pasi mungoi 139 ditë dhe humbi plot 22 ndeshje. Në stadiumin e vogël golat u shënuan nga Andreas Kristensen dhe Markus Rashford, ndonëse u desh të pritej deri 12 minuta para fundit. Imagjinoni që rezultati ishte 1-0 deri në minutat shtesë, pra gjithçka ishte e hapur. Sidoqoftë, ekipi blaugrana bëri shumë më tepër me 78 për qind mbajtje topi dhe dyfishin e gjuajtjeve. “Në të tetat e finaleve, – shkruan “El Mundo Deportivo”, – Barça I jep zgjidhje debutimit në kupë me një fitore edhe pse e pati të vështirë në Guadalahara!” “Vazhdon seria, është titulli i të përditshmes tjetër katalanase, “Sport”, – Barça zgjidh ndeshjen e Kupës, ka 6 fitore radhazi, Ter Shtegen kthehet titullar!” Një nderim u bë edhe për mbrojtësin Kubarsi, pasi ylli I dalë nga Akademia “La Masia” mbushi 100 ndeshje për blaugranët edhe pse është vetëm 18 vjeç. Në përgjithësi, mbrëmje e bukur për Barcelonën, që duhet vetëm të ndryshojë marshet në Champions që sezoni të jetë vërtet premtues. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Barcelona nuk ndalet/ Skuadra “blaugrana” mundi 2-0 Osasuna, tjetër hap drejt titullit Barcelona nis “arratinë”/ Skuadra katalanase forcon pozitat në krye të kampiontit spanjoll Barcelona, fitore pa shkëlqim/ Skuadra “blaugrana” mundi 3-1 Alvates dhe merr kreun në La Liga

Lini një Përgjigje