Pikat kryesore
- Analisti Ilir Demalia, ka kallëzuar në polici se është dhunuar nga dy persona pranë banesës së tij në Tiranë.
- Raportohet se kallëzimi është bërë në Komisariatin e Policisë Nr.
- 3, ndërsa efektivët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Analisti Ilir Demalia, ka kallëzuar në polici se është dhunuar nga dy persona pranë banesës së tij në Tiranë. Raportohet se kallëzimi është bërë në Komisariatin e Policisë Nr. 3, ndërsa efektivët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Nga fotoja, dëmtimet janë të dukshme në pjesën e fytyrës. Demalia ka pretenduar në polici se sapo ka dalë nga banesa është dhunuar. Ai gjithashtu, është shprehur se autor është një banor i zonës, që e kishte akuzuar se kishte lajmëruar policinë, për të shkuar për të gjobitur makinat e parkuara keq në rrugë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.