Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Pikat kryesore

  • Kështu e nis deklaratën e saj sot, 11 shkurt, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, sa i takon gjithë incidenteve të protestës së djeshme.
  • “E drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme.
  • Kush sulmon uniformën e Policisë së Shtetit dhe tenton të destabilizojë rendin kushtetues, do të përballet me ligjin përtej çdo alibie politike.

“Përpjekja e dështuar për të ardhur në pushtet duke goditur punonjësit e rendit, duke djegur institucionet e për më tepër duke hedhur sende të forta e molotovë ndaj punonjësve të policisë, është një akt i turpshëm dhe i dënueshëm” ,. Kështu e nis deklaratën e saj sot, 11 shkurt, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, sa i takon gjithë incidenteve të protestës së djeshme. “E drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme. Kush sulmon uniformën e Policisë së Shtetit dhe tenton të destabilizojë rendin kushtetues, do të përballet me ligjin përtej çdo alibie politike. Jemi në krah të çdo punonjësi policie që shërben me profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje edhe përballë një proteste të dhunshme, si dhe në mbrojtje të së drejtës për të protestuar të çdo qytetari që zgjedh demokracinë, jo dhunën.” Sipas ministres, keqpërdorimi i të miturve për të kryer akte dhune është vepër penale, dhe po ashtu një shkelje e rëndë morale. Sipas ministres, keqpërdorimi i të miturve për të kryer akte dhune është vepër penale, dhe po ashtu një shkelje e rëndë morale. “ Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk do të qëndrojnë duarkryq. Autorët e këtyre akteve barbare do të ndëshkohen maksimalisht, sipas ligjit”, paralajmëron ajo.

Lini një Përgjigje