Pikat kryesore
- Policia e Beratit ka arrestuar një 30-vjeçar dhe ka në kërkim një 31-vjeçar pasi këta persona në servisin e tyre çmontonin dhe shisnin pjesë automjetesh të kontrabanduara nga Britania.
- 68 automjete janë sekuestruar nga policia të cilat ishin pa pajisje dokumencacioni blerje dhe doganore.
- Zbulohen në Dimal, 2 subjekte ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të kontrabanduara, kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar.
Policia e Beratit ka arrestuar një 30-vjeçar dhe ka në kërkim një 31-vjeçar pasi këta persona në servisin e tyre çmontonin dhe shisnin pjesë automjetesh të kontrabanduara nga Britania. 68 automjete janë sekuestruar nga policia të cilat ishin pa pajisje dokumencacioni blerje dhe doganore. Gjatë kontrolleve në subjektin e dy të arrestuarve (servise për automjete/subjekte për shitje pjesësh për automjete), u gjetën përkatësisht 55 dhe 13 automjete (pjesërisht të çmontuara), për të cilat nuk posedoheshin dokumente blerjeje dhe as doganore. “Berat/Finalizohet operacioni i koduar “Çmontimi”. Zbulohen në Dimal, 2 subjekte ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të kontrabanduara, kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar. Sekuestrohen 68 automjete (pjesërisht të çmontuara). Arrestohet pronari i njërit subjekt, në kërkim pronari i tjetrit. Si rezultat i kontrolleve, punës operative dhe asaj hetimore, me fokus konstatimin dhe goditjen e rasteve të kryerjes së aktiviteteve ekonomike, në informalitet dhe/ose me produkte të kontrabanduara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në koordinim me Prokurorinë e Beratit, finalizuan operacionin e koduar “Çmontimi”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. D., 30 vjeç, banues në Dimal, dhe u në kërkim shtetasi R. S., 31 vjeç, banues në Kuçovë. Gjatë kontrolleve në subjektin e tyre (servise për automjete/subjekte për shitje pjesësh për automjete), u gjetën përkatësisht 55 dhe 13 automjete (pjesërisht të çmontuara), për të cilat nuk posedoheshin dokumente blerjeje dhe as doganore. Automjetet dyshohet se janë të kontrabanduara, kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar. Punohet për kapjen e shtetasit R. S.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme” , thuhet në njoftim.