“Dhomë Vendore e Avokatisë Vlorë shpreh shqetësimin e saj të thellë për çdo akt dhune që cenon integritetin dhe sigurinë e profesionistëve dhe qytetarët të saj.
Është e patolerushme që në qytetin e Vlorës ka raste të përditshme të ushtrimit të dhunës ndaj profesionistëve por edhe ndaj qytetarëve të saj.
Dhuna, pavarësisht autorit apo motivit, është gjithmonë e papranueshme dhe bie ndesh me parimet themelore të një shoqërie të drejtë dhe të qytetëruar.