Dhoma Amerikane evidenton problematikat me Tatimet: Praktikat e administratës tatimore me…

Dhoma Amerikane evidenton problematikat me Tatimet: Praktikat e administratës tatimore me…

Pikat kryesore

  • Dhoma Amerikane evidenton problematikat me Tatimet: Praktikat e administratës tatimore me TVSH, shumë të gabuara.
  • Probleme edhe me transparencës në webfaqe Dhoma Amerikane po organizon një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve z.Ilir Binaj.
  • Alketa Uruçi nga Dhoma Amerikane u shpreh se kërkohet një hap madhor në bërjen e ligjeve të mira me qëllim përafrimin me legjislacionin ë Bashkimit Europian.

Dhoma Amerikane evidenton problematikat me Tatimet: Praktikat e administratës tatimore me TVSH, shumë të gabuara. Probleme edhe me transparencës në webfaqe Dhoma Amerikane po organizon një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve z.Ilir Binaj. Takimi synon të zhvillojë dialogun mes biznesit dhe drejtuesit e stafit të Drejtorisë së Tatimeve për të shkëmbyer informacion të nevojshëm mbi zhvillimet e fundit dhe problematikat që bizneset anëtare të Dhomës hasin në zhvillimin e përditshëm të aktivitetit të tyre. Alketa Uruçi nga Dhoma Amerikane u shpreh se kërkohet një hap madhor në bërjen e ligjeve të mira me qëllim përafrimin me legjislacionin ë Bashkimit Europian. “Në faqen e tatimeve nuk ka përditësim të dhënash. Anëtarët e Dhomës kanë kërkuar për të bërë një hap madhor, jo vetëm në bërjen e ligjeve të mira, me qëllim përafrimin e ligjit me BE. Praktikat e administratës tatimore me TVSH janë shumë të gabuara. Dy raste po përmend, rimbursimi i TVSH për rastet e investimeve turizëm apo industri, ku administrata tatimore gjen artifica për të mos kredituar TVSH për bizneset që po bëjnë një investim. Kjo është një barrë e rënda për investimet. Rasti i dytë, është ai i shitjeve nën kosto, është praktikë. Në fund janë penalizuar subjektet që operojnë në fushën e energjisë elektrike, ku për shkak të ndryshimit të çmimit të energjisë janë penalizuar dhe detyruar të paguajnë tatime të mëdha pasi nuk e kanë shitur energjinë me çmimin e blerjes. Kemi shumë ankesa për marrëveshjen tatimore”, tha ajo. loading…

Lini një Përgjigje