Pikat kryesore
- Jemi shumë të lumtur që e vendosim Shqipërinë në një tjetër pikë të rëndësishme” , u shpreh Sylvinho.
- Tekniku kuqezi u ndal më pas duke bërë një përshkrim të shkurtër të rrugëtimit të tij në krye të Shqipërisë: “Është me të vërtetë diçka shumë e bukur në jetën time të drejtoj Shqipërinë.
- Jemi aty prej 3 vitesh dhe po bëjmë një punë të bukur, më duhet t’i bëj komplimente të gjithë lojtarëve.
“Serbia ndryshoi historinë”, Sylvinho: Play-off një objektiv i madh, në janar nis puna për Botërorin, ju tregoj dy xhevahiret e Shqipërisë Shqipëria, ashtu si Italia, duhet të kalojnë nga “play-off” për të siguruar një vend për në Botëror, por nëse për Italinë ky është një zhgënjim, për Shqipërinë është një arritje historike, diçka e pabesueshme që sjell entuziazëm në vendin tonë. Nga Italia, trajneri Sylvinho rrëfen këtë eksperiencë në një intervistë për gazetarin Gianluca Dimarzio: “Pas 3 pikëve që morëm në Serbi gjërat ndryshuan, ishte fitorja e parë ndaj tyre, kur u rikthyem në shtëpi na pritën me shumë entuziazëm. Jemi shumë të lumtur që e vendosim Shqipërinë në një tjetër pikë të rëndësishme” , u shpreh Sylvinho. Tekniku kuqezi u ndal më pas duke bërë një përshkrim të shkurtër të rrugëtimit të tij në krye të Shqipërisë: “Është me të vërtetë diçka shumë e bukur në jetën time të drejtoj Shqipërinë. Kam një pasion shumë të madh për vendin, për njerëzit. Jemi aty prej 3 vitesh dhe po bëjmë një punë të bukur, më duhet t’i bëj komplimente të gjithë lojtarëve. Të arrish për herë të parë në fazën play-off të një Botërori është më të vërtetë një objektiv i rëndësishëm. Do të luajmë 3 muaj përpara startit të Botërorit. Jemi të lumtur për këtë, por duhet të përgatitemi mirë”. Në intervistën e tij për gazetarin e njohur italian, Sylvinho bëri një koment edhe në lidhje me formatin e ri të Botërorit: “Janë 12 grupe, por një pjesë e ekipeve janë në play-off. Këtë luajnë përfaqësuese si Italia, Suedia, Polonia e tij, por vetëm 4 prej tyre do të shkojnë në Botëror. Janë 16 ekipe më shumë në raport me të kaluarën, pra do të luhet në një mënyrë ndryshe” . Sylvinho është i qartë se deri në mars, kur do të luhen ndeshjet e play-off do të ndryshojnë shumë gjëra, por në këtë kohë ka planifikuar disa takime me lojtarët e Kombëtares: “ Nga janari do të nisim një punë të madhe, mendoj se do të takojmë 3-4 lojtarë, duam t’i shohim në fushë, kjo është mënyra më e mirë”.