Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë në Këlcyrë, ku një 30-vjeçare është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj.
Mësohet se 30-vjeçarja ka kërkuar të divorcohet nga bashkëshorti, gjë që nuk është pranuar nga familja e saj.
Sipas policisë, familja e vajzës, pasi ka debatuar ashpër me të, e kanë marrë atë forcërisht në makinë dhe më pas e kanë çuar në shtëpinë e xhaxhait të saj.