Pikat kryesore
- Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja mbi tentativën e grabittjes së një filiali të Postës Shqiptare.
- Bëhet me dije se personi i cili ka tentuar të rigabisë postën, pasi ka dështuar të marrë para aty, ka tentuar gjithashtu të grabisë edhe një market , por edhe aty ka dështuar.
- Ndërkohë policia po vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja mbi tentativën e grabittjes së një filiali të Postës Shqiptare. Bëhet me dije se personi i cili ka tentuar të rigabisë postën, pasi ka dështuar të marrë para aty, ka tentuar gjithashtu të grabisë edhe një market , por edhe aty ka dështuar. Ndërkohë policia po vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Rreth orës 19:15, në sheshin “Prek Cali”, dyshohet se i njëjti shtetas që tentoi të marrë një shumë parash në filialin e Postës Shqiptare është futur dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash në një subjekt tregtar (market), duke u konfliktuar me punonjësin e këtij subjekti dhe është larguar pa marrë shumën e parave. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren, ndërkohë që grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprime në të dyja rastet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.