Dëshmon drejtori i AKU, Ramir Haderi: Po flisja në telefon, kur më goditën. Nuk kam…

Dëshmon drejtori i AKU, Ramir Haderi: Po flisja në telefon, kur më goditën. Nuk kam…

Pikat kryesore

  • Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, ka dhënë dëshminë e tij në polici pas dhunimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Rus”.
  • Haderi ka deklaruar se nuk e ka parë autorin dhe nuk e di kush e ka goditur.
  • “Isha duke ecur dhe po flisja në telefon, kur një person doli nga një rrugicë dhe më goditi me një send të fortë.

Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, ka dhënë dëshminë e tij në polici pas dhunimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Rus”. Haderi ka deklaruar se nuk e ka parë autorin dhe nuk e di kush e ka goditur. “Isha duke ecur dhe po flisja në telefon, kur një person doli nga një rrugicë dhe më goditi me një send të fortë. Nuk arrita ta shoh, pasi u largua me shpejtësi”, mësohet të ketë thënë ai para hetuesve. Nga goditja, drejtori i AKU ka marrë një dëmtim në vetull, për të cilin mori mjekim në spital dhe më pas u largua. Haderi ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di arsyen e sulmit. “Nuk e di përse më goditi. Nuk kam konflikte me njeri. Bëj punën normalisht”, është shprehur ai. Policia e Shkodrës ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm me sekuestrimin e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes, por deri tani autori i dyshuar nuk është identifikuar.

Lini një Përgjigje