Pikat kryesore
- Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg me afat 60 ditor 22 vjeçarin Elez Hysa, një nga grabitësit e dyshuar të argjendarisë në Kamëz të ndodhur disa ditë më parë.
- I riu, i cili u arrestua ditën e djeshme, 21 maj, ka pretenduar në Gjykatë se nuk ka lidhje me ngjarjen, dhe se ka qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur grabitja.
- Kamerat e sigurisë e çuan policinë drejt zonës ku banonte Elezi gjatë ndjekjes së itinerarit që kanë përdorur për tu larguar.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg me afat 60 ditor 22 vjeçarin Elez Hysa, një nga grabitësit e dyshuar të argjendarisë në Kamëz të ndodhur disa ditë më parë. I riu, i cili u arrestua ditën e djeshme, 21 maj, ka pretenduar në Gjykatë se nuk ka lidhje me ngjarjen, dhe se ka qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur grabitja. Policia arrestoi Elezin si një nga autorët e grabitjes, teksa gjatë hetimeve ka gjetur pranë banesës së tij veshje të ngjashme me ato të përdorura në krim pjesërisht të djegura dhe kuti boje që përkojnë me ngjyrën e motorit me të cilën dyshohet të jetë modifikuar. Kamerat e sigurisë e çuan policinë drejt zonës ku banonte Elezi gjatë ndjekjes së itinerarit që kanë përdorur për tu larguar. 22-vjeçari rezulton me precedent penal për kultivim të lëndëve narkotike. Policia ka identifikuar edhe autorin tjetër të dyshuar dhe po punon për lokalizimin e arrestimin e tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ 22-vjeçari mohon akuzat, çfarë dëshmoi në gjykatë Gjykata liron sërish grupin e molotovit/ E quan arrestimin të ligjshëm, por 14 të ndaluarit lirohen nga qelia Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burg për mashtrim/ Ekstradohet nga Gjermania shtetasja rumune