Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz përjetojnë rënie të humorit, lodhje dhe mungesë motivimi – një gjendje e njohur si depresioni sezonal . Shkak kryesor është mungesa e dritës natyrale dhe ndryshimet hormonale që ndodhin në organizëm. Si ta përballojmë? • Kaloni kohë në natyrë gjatë ditës, edhe për pak minuta. • Mbani rutinë të rregullt të gjumit dhe ushqimit. • Ushtrohuni fizikisht – aktiviteti ndihmon në çlirimin e endorfinave. • Qëndroni të lidhur me njerëzit, edhe kur nuk keni shumë dëshirë. • Në raste të rënda, këshillohuni me një profesionist të shëndetit mendor. Ndryshimet e stinës janë normale, por nuk duhet të injorohen, kujdesi ndaj vetes është çelësi.
Depresioni i vjeshtës! Çfarë është dhe si ta përballojmë