Pikat kryesore
- Komuna e Lipjanit, ka njoftuar qytetarët e saj se gjendja me vërshimet është rënduar si pasojë e reshjeve të shiut.
- Nga komuna bëhet e ditur edhe se gjendja më e rënduar është në Rubovc, Konjuh, Qylagë, Banullë, Akllap, Smallushë, Hallaq i Vogël, Rufc dhe Gadime.
- ‘‘Komuna e Lipjanit ka themeluar Shtabin Emergjent, i cili është aktiv dhe në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet relevante.
Komuna e Lipjanit, ka njoftuar qytetarët e saj se gjendja me vërshimet është rënduar si pasojë e reshjeve të shiut. Nga komuna bëhet e ditur edhe se gjendja më e rënduar është në Rubovc, Konjuh, Qylagë, Banullë, Akllap, Smallushë, Hallaq i Vogël, Rufc dhe Gadime. ‘‘Komuna e Lipjanit ka themeluar Shtabin Emergjent, i cili është aktiv dhe në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet relevante. Ekipet janë në terren, duke menaxhuar situatën dhe duke ofruar ndihmë sipas mundësive dhe nevojave të paraqitura’’, thuhet mes tjerash nga komuna e Lipjanit. Komuna e Lipjanit njofton qytetarët se, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, gjendja me vërshime është rënduar në territorin e komunës. Aktualisht, vërshime janë evidentuar në shumicën e fshatrave, ndërsa gjendja më e rënduar paraqitet në këto lokalitete: Rubovc, Konjuh, Qylagë, Banullë, Akllap, Smallushë, Hallaq i Vogël, Rufc dhe Gadime. Si pasojë e reshjeve, janë dëmtuar dy ura, njëra në Smallushë dhe tjetra në Gadime të Epërme, po ashtu dëmtime në infrastrukturën publike dhe ekonomitë familjare. Komuna e Lipjanit ka themeluar Shtabin Emergjent, i cili është aktiv dhe në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet relevante. Ekipet janë në terren, duke menaxhuar situatën dhe duke ofruar ndihmë sipas mundësive dhe nevojave të paraqitura. Po ashtu, jemi në koordinim të plotë me Stacionin Policor në Lipjan dhe Njësinë e Zjarrfikësve të Lipjanit, me qëllim të reagimit të shpejtë dhe menaxhimit sa më efikas të situatës emergjente. Komuna e Lipjanit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, dhe i fton ata të tregojnë kujdes të shtuar deri në stabilizimin e plotë të situatës. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/10/2026 16:58 Dëmtim të urave e të infrastrukturës publike, Komuna e Lipjanit: Gjendja është rënduar, keni kujdes të shtuar 01/10/2026 16:51 Situata me reshjet, Haradinaj: Duhet vlerësim urgjent i dëmeve, fondet emergjente të ndahen pa vonesë!