Dëmet nga përmbytjet/ Saranda, Finiqi, Delvina dhe Konispoli, bashkitë më të dëmtuara në…

Dëmet nga përmbytjet/ Saranda, Finiqi, Delvina dhe Konispoli, bashkitë më të dëmtuara në…

Pikat kryesore

  • Përmbytjet e muajit nëntor shkaktuan dëme të konsiderueshme në disa bashki të jugut.
  • Saranda, Finiqi, Delvina dhe Konispoli janë zonat më të prekura, me dëme në bujqësi, blegtori e biznese.
  • Qindra hektarë tokë bujqësore u përmbyt ndërsa mbi 800 krerë bagëti ngordhën nga shirat e rrëmbyeshëm.

Përmbytjet e muajit nëntor shkaktuan dëme të konsiderueshme në disa bashki të jugut. Saranda, Finiqi, Delvina dhe Konispoli janë zonat më të prekura, me dëme në bujqësi, blegtori e biznese. Qindra hektarë tokë bujqësore u përmbyt ndërsa mbi 800 krerë bagëti ngordhën nga shirat e rrëmbyeshëm. Kreu i Emergjencave Civile në prefekturën e Vlorës, Robert Skendaj, konfirmon se tashmë ka përfunduar evidentimi i dëmeve në të gjitha bashkitë e qarkut. “600 hektarë tokë bujqësore u përmbytën në Sarandë, 400 hektarë në Finiq, 350 hektarë në Delvinë. 50 hektarë tokë bujqësore u përmbytën në Novoselë te Vlorës, ndërsa në Konispol është raportuar prezencë uji në sipërfaqet me agrume. Për 3 ditë ra shi sa për dy muaj”, tha Robert Skendaj. Pas evidentimit të dëmeve, pritet përllogaritja financiare, ndërsa Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave u kanë kërkuar bashkive të paraqesin projektet konkrete të ndërhyrjes në zonat e dëmtuara, veçanërisht në urat, segmentet me rrëshqitje dhe aksin rural ku qarkullimi mbetet ende problematik. Bilanci përfundimtar bashkë me faturën e dëmeve në bujqësi e blegtori do t’i dorëzohet Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Financave, ndërsa dëmshpërblimet pritet të jepen me vendim të qeverisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje