Pikat kryesore
- Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë, konkretisht në zonën që të çon drejt antenave.
- Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.
- Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme.
Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë, konkretisht në zonën që të çon drejt antenave. Brenda makinës është gjetur trupi i një personi të djegur. Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht. Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme. Pak minuta më vonë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. “Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Po punonte për ristrukturimin e një shkolle në Elbasan dhe ra nga lartësia, humb jetën punonjësi/ Arrestohet drejtuesi teknik Kthyen apartamentin në “fole” prostitucioni/ Arrestohen dy shtetase nga Kolumbia Sherri i të rinjve, dy të arrestuar/ Shkodër, procedohen të lirë dhe 5 adoleshentë të përfshirë