Deklarata e fortë e banorit, më thanë që produksioni do më nxirrte me zarf të zi para…

Deklarata e fortë e banorit, më thanë që produksioni do më nxirrte me zarf të zi para…

Pikat kryesore

  • Eliminimi i Labinot Rexhës nga “Big Brother Kosova VIP 4” nuk është mbyllur me daljen e tij nga dera e kuqe.
  • Këngëtari ka bërë një reagim të fortë publik, duke hedhur akuza të rënda mbi vërtetësinë e garës dhe duke pretenduar se largimi i tij ishte një skenar i parapërgatitur.
  • Sipas Labit, produksioni ka përdorur strategji për ta dëmtuar, duke nisur nga zarfi i zi e deri te kufizimi i votave, me qëllimin e vetëm për ta nxjerrë jashtë para finales.

Eliminimi i Labinot Rexhës nga “Big Brother Kosova VIP 4” nuk është mbyllur me daljen e tij nga dera e kuqe. Këngëtari ka bërë një reagim të fortë publik, duke hedhur akuza të rënda mbi vërtetësinë e garës dhe duke pretenduar se largimi i tij ishte një skenar i parapërgatitur. Sipas Labit, produksioni ka përdorur strategji për ta dëmtuar, duke nisur nga zarfi i zi e deri te kufizimi i votave, me qëllimin e vetëm për ta nxjerrë jashtë para finales. “ E sollët zarfin e zi për Labin që ta stoponi popullin… U pa dëshira e madhe e produksionit për ta nxjerrë, pasi ishte hera e parë në histori që u bënë vetëm 5 vota nga një telefon, ” – shkruan ai, duke shtuar se pavarësisht thirrjeve të opinionistëve kundër tij, rezultati ishte “kokë më kokë”, me një diferencë minimale 48% me 52%. Akuzat bëhen edhe më specifike kur Rexha zbulon bisedat e bëra jashtë shtëpisë. Ai pretendon se Limi e kishte paralajmëruar për fatin e tij në lojë ende pa nisur mirë aventura. Sipas tij, Limi e kishte njoftuar pas një takimi me autoren e programit, duke i thënë: “ Mos u lodhni kot, se Olsa ka me e nxjerr me zarf të zi.” Me këto deklarata, Labi insiston se “gjysma e popullit është me të vërtetën” dhe se eliminimi i tij nuk erdhi nga mungesa e votave, por nga frika e produksionit se ai mund të ishte fituesi i padëshiruar i këtij edicioni.

Lini një Përgjigje