Degradon situata në “Ferma VIP”, Fabiola i drejtohet Arbanës live: Po, ku*kë ()

Degradon situata në “Ferma VIP”, Fabiola i drejtohet Arbanës live: Po, ku*kë ()

Pikat kryesore

  • Mbrëmja e djeshme e spektaklit “Ferma VIP”, është shoqëruar me tensione dhe gjuhë të papërshtatshme në transmetim live.
  • Adioni u eliminua nga gara pas një televotimi përballë Mozës, pas përplasjeve verbale që kishin ndodhur mes tyre gjatë qëndrimit në fermë.
  • Megjithatë, situata u përshkallëzua edhe më tej pas së rezultatit.

Mbrëmja e djeshme e spektaklit “Ferma VIP”, është shoqëruar me tensione dhe gjuhë të papërshtatshme në transmetim live. Adioni u eliminua nga gara pas një televotimi përballë Mozës, pas përplasjeve verbale që kishin ndodhur mes tyre gjatë qëndrimit në fermë. Megjithatë, situata u përshkallëzua edhe më tej pas së rezultatit. E pranishme në studio, partnerja e Adionit reagoi ashpër, duke iu drejtuar me fjalor fyes moderatores Arbana Osmani, në momentin kur kjo e fundit po i kërkonte të ruante qetësinë. Fabiola ishte ajo që do hakmerrej, jo ndaj fermerëve, por ndaj vetë moderatores duke e cilësuar “kuçkë”, teksa Arbana po i bënte thirrje që të qetësohej. Ngjarja ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë dënuar gjuhën e përdorur dhe mungesën e etikës në një program me audiencë të gjerë. Pamjet e incidentit po qarkullojnë gjerësisht online, duke rikthyer në vëmendje debatet mbi kufijtë e komunikimit në ekran dhe përgjegjësinë publike të personazheve televizive.

Lini një Përgjigje