Dëbora ‘zbardh’ vendin/ ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren

Dëbora ‘zbardh’ vendin/ ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren

Pikat kryesore

  • Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se gjatë natës reshjet e dëborës kanë pushuar në të gjithë vendin, ndërsa territori është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar.
  • Sipas njoftimit zyrtar, temperaturat kanë pësuar rritje, duke përmirësuar kushtet e qarkullimit rrugor.
  • ARRSH thekson se qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset rrugore të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se gjatë natës reshjet e dëborës kanë pushuar në të gjithë vendin, ndërsa territori është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar. Sipas njoftimit zyrtar, temperaturat kanë pësuar rritje, duke përmirësuar kushtet e qarkullimit rrugor. Grupet e punës, së bashku me mjetet borëpastruese, kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve nga rënia e gurëve apo inerteve, si dhe për shpërndarjen e kripës në akset ku ka pasur nevojë, me qëllim shmangien e ngricave. ARRSH thekson se qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset rrugore të vendit. Megjithatë, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë udhëtimeve drejt zonave malore ku ka ende prezencë dëbore, duke u pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Situata nga moti i keq në veri/ Bllokohet një aks rrugor në Shkodër, probleme të izoluara në disa bashki Shqipëria turistike, Rama ndan pamjet: Llixhat e Bënjës po ndryshojnë pamje e kushte për të pritur ‘me temena’ vizitorët Bombardohet Venezuela, reagon Trump: SHBA kreu me sukses një sulm të madh. Presidenti Maduro është larguar jashtë vendit

Lini një Përgjigje