Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është çrregulluar furnizimi me ujë në disa zona të kryeqytetit. Arsye e pamundësisë për t’u furnizuar me rregull me ujë është shpenzimi enorm i ujit në shumë zona. Për shkak të kësaj, kapacitetet në rezervuar janë të limituara, ndonëse trajtimi i ujit po bëhet me kapacitet të plotë. Prandaj, konsumatorët e lagjes Mati 1 në tërësi, disa pjesë të Bregut të Diellit, në Zllatar dhe në pikat e larta do të kenë probleme me furnizim me ujë. “Furnizimi pritet të stabilizohet nesër” thuhet në njoftimin e KRU-së. *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të
De-stabilizohet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës, kjo është arsyeja