Vrasja e biznesmenit Rexhep Ismaili në Sarandë/ Zbardhet dëshmia e të plagosurit: Si nisi…

Vrasja e biznesmenit Rexhep Ismaili në Sarandë/ Zbardhet dëshmia e të plagosurit: Si nisi…

Pikat kryesore

  • Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku një konflikt në një lokal përfundoi me një të vrarë dhe një të plagosur.
  • I plagosuri, Kostandin Vogli, në dëshminë e tij ka deklaruar se sherri me Viktor Ruçi, ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi një biznes beach bar-i.
  • Sipas dëshmisë, Vogli ka thënë se më herët ishte arrestuar dhe se gjatë kohës që ndodhej në burg, Ruçi kishte nxjerrë vëllain e tij nga biznesi, ç`ka kishte përshkallëzuar konfliktin mes palëve.

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku një konflikt në një lokal përfundoi me një të vrarë dhe një të plagosur. I plagosuri, Kostandin Vogli, në dëshminë e tij ka deklaruar se sherri me Viktor Ruçi, ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi një biznes beach bar-i. Sipas dëshmisë, Vogli ka thënë se më herët ishte arrestuar dhe se gjatë kohës që ndodhej në burg, Ruçi kishte nxjerrë vëllain e tij nga biznesi, ç`ka kishte përshkallëzuar konfliktin mes palëve. Ai ka shtuar se mosmarrëveshjet kishin të bënin kryesisht me ndarjen e të ardhurave nga aktiviteti. “Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit” , mësohet të ketë deklaruar Vogli. Ai ka rrëfyer gjithashtu se natën e ngjarjes kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar me palën tjetër, ku dhe ndodhi përplasja. Gjatë konfliktit në lokalin e Rexhep Ismaili, mbeti i vrarë vetë Ismaili, ndërsa Kostandin Vogli u plagos. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në konfliktin që çoi në përfundim tragjik.

Lini një Përgjigje