Pikat kryesore
- Nganjëherë nuk duhen shumë studime, nuk duhen investigime të holla apo raporte me shumë fletë.
- Mjafton një ditë që ti të kuptosh mjerimin tragjik të drejtësisë shqiptare.
- Godina e Gjykatës Administrative, ashtu si shumica e godinave të gjykatave apo të prokurorive, është një ambient që dikur ka shërbyer për një fushë tjetër dhe tani është përshtatur për Gjykatë.
Nga Ilir Yzeiri Ditën e premte, më 8 maj, shkova të ndiqja seancën gjyqësore që do të mbahej në ngarkim të prokurorit Olsi Dado, ndaj të cilit, kryetari i Bashkisë në detyrë, zoti Erion Veliaj, që mbahet i izoluar prej gati 500 ditësh në ambientet e paraburgimit në Durrës, ka ngritur padinë në Gjykatën Administrative dhe i kërkon këtij institucioni që të shprehet nëse emërimi i Olsi Dados si prokuror në vitin 2008 është i ligjshëm apo jo ? Nga Ilir Yzeiri Ditën e premte, më 8 maj, shkova të ndiqja seancën gjyqësore që do të mbahej në ngarkim të prokurorit Olsi Dado, ndaj të cilit, kryetari i Bashkisë në detyrë, zoti Erion Veliaj, që mbahet i izoluar prej gati 500 ditësh në ambientet e paraburgimit në Durrës, ka ngritur padinë në Gjykatën Administrative dhe i kërkon këtij institucioni që të shprehet nëse emërimi i Olsi Dados si prokuror në vitin 2008 është i ligjshëm apo jo ? Nga Ilir Yzeiri Ditën e premte, më 8 maj, shkova të ndiqja seancën gjyqësore që do të mbahej në ngarkim të prokurorit Olsi Dado, ndaj të cilit, kryetari i Bashkisë në detyrë, zoti Erion Veliaj, që mbahet i izoluar prej gati 500 ditësh në ambientet e paraburgimit në Durrës, ka ngritur padinë në Gjykatën Administrative dhe i kërkon këtij institucioni që të shprehet nëse emërimi i Olsi Dados si prokuror në vitin 2008 është i ligjshëm apo jo ? Nganjëherë nuk duhen shumë studime, nuk duhen investigime të holla apo raporte me shumë fletë. Mjafton një ditë që ti të kuptosh mjerimin tragjik të drejtësisë shqiptare. Godina e Gjykatës Administrative, ashtu si shumica e godinave të gjykatave apo të prokurorive, është një ambient që dikur ka shërbyer për një fushë tjetër dhe tani është përshtatur për Gjykatë. E futur thellë, diku afër spitalit ushtarak, ajo ngjan si ato godinat e dikurshme të drejtorive rajonale të barnave për brejtësit e foragjereve. Disa zyra tani janë përshtatur për salla gjykimi. Pasi regjistrohemi, dëgjojmë në altoparlant spikeren që lajmëron se dikush duhet të futet në sallën 1. Ti mendon se ato janë salla gjyqesh. Në fakt janë zyra të ngushta që janë improvizuar për salla gjykimesh. Na vjen radha edhe neve për t’u futur në të vetmen sallë të madhe të Gjykatës Administrative të Tiranës. Është sa një dhomë shtëpie. Kamerat vendosen në fund dhe para tyre jane tre rreshta ulësesh me nga katër të tilla. Ngjishemi në një resht dhe falë koleges sime, Klodi Lala, arrij të gjej një cep sa pët t’u mbështetur. Hyn Veliaj i shoqëruar me dy policë trupmëdhenj dhe skenat e takimi të tij me Ndrenikën apo dhe me ne të tjerët i panë të gjithë. Në anën tjetër hyn edhe avokati që do të mbrojë prokurorin Olsi Dado dhe përfaqësuesja e presidencës. Hyn gjykatësi dhe të tjerat janë bërë publike. Ne që ishim në sallë, e kuptuam se vendimin për të mos transmetuar live seancën, gjykatësi e kishte marrë qysh më parë, sepse, kur ai tha që gjykata tërhiqet për të marrë vendim, ai u kthye vetëm pas dy minutash dhe lexoi dy faqe tekst të cilat nuk mund t’i kishte shkruar në ndërkohën që u tërhoq për të marrë vendimin. Qysh këtu ti kupton se gjykatat tona jo vetëm që nuk janë serioze, por janë të parat që shkelin procedurat. Nis gjyqi. Erion Veliaj merr fjalën, por gjykatësi është i kujdesshmë që t’ia ndërpresë fjalën disa herë duke i kujtuar se duhet që në fjalën e tij t’i përmbahet logjikës juridike, pra « procedurës » dhe jo anës subjektiv që ka çdo diskurs juridik. Pra ai nuk duhet të tregojë se çfarë ka prodhuar veprimi i një prokurori i cili është paditur se është emëruar në mënyrë të paligjshme, por duhet që vetëm të paraqesë argumente juridike. Të gjithë e dimë që, kur fjalën e merr i pandehuri, dhe aq më tepër njeriu që është marrë me përdhunë nga zyra dhe mbahet në paraburgim pa asnjë të drejtë, nga një prokuror që, siç po del tani, është emëruar në mënyrë të paligjshme, gjykata, jo vetëm që duhet ta respektojë, por duhet t’i japë gjithë hapësirën e nevojshme. Mirëpo këtu nis paradoksi. Për gjykatësin që drejtonte seancën, Erion Veliaj shihej si një fajtor, megjithëse ai është ende i pafajshëm. Ndaj tij dhe ndaj avokatit të tij gjykatësi bënte kujdes që të tregonte « procedurën » dhe ta « respektonte » atë. Sapo kthehej nga ana tjetër, ai squllej dhe tregohej gjithë edukatë. Kulmi arriti kur ai thërret përfaqësuesen e KLP-së, e cila tani ishte edhe ajo e paditur prej Veliajt si palë që e ka për detyrë të verifikojë ligjshmërinë e Olsi Dados si prokuror. Ne po prisnim të shihnim një zonjë apo zotëri nga vendi ku ishte ulur pala e paditur, pra avokati i Olsi Dados, përfaqësuesin e Presidencës të veshur me një kostum serioz, siç e kërkonte serioziteti i asaj salle. Por, jo, nga reshti para meje, pra nga reshti i sallës u ngrit një zonjë apo zonjushë e veshur si për të dalë pasdite për kafe me shoqet e lagjes dhe me mëngë zhapone, e theksoj me mëngë zhapone dhe me një veshje që nuk ishte korrekte për atë sallë. Mirëpo gjykatësi, që i kujtoi një të ftuari në sallë që të hiqte syzet e zeza, jo vetëm që nuk u shqetësua nga veshja dhe paraqitja joserioze e përfaqësues se KLP-së, por sillej ndaj saj si të ishte vartës i KLP-së.