Dardanët kryejnë stërvitjen e dytë, Gallapeni e Korenica optimistë para ndeshjes kundër Zvicrës Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për ciklin e ri kualifikues për Kupën e Botës 2026, ku më 5 shtator do të përballet me Zvicrën në Bazel dhe më 8 shtator me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Seanca e dytë stërvitore u zhvillua sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me pjesëmarrjen e të gjithë futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda.
Për shkak të udhëtimit dhe mbërritjes së vonshme në grumbullim, Fidan Aliti dhe Ron Raqi zhvilluan vetëm një pjesë të stërvitjes me program të diferencuar.
Trajneri Foda u përqendrua kryesisht në aspektet taktike, duke punuar me ekipin në mënyrën e lojës që synon ta aplikojë në sfidën e parë kundër Zvicrës.
Pas seancës, mendimet e tyre i ndanë dy futbollistë të Dardanëve, Dion Gallapeni dhe Meriton Korenica, të cilët theksuan përkushtimin e skuadrës dhe pritjet e tyre për dy ndeshjet e para të këtij cikli.
“Po përgatitemi maksimalisht për këto dy ndeshje.
Të gjithë djemtë janë të motivuar për ndeshjen e parë.
Shpresoj të bëjmë më të mirën dhe të japim maksimumin pasi dihet që dihet se është një ndeshje e vështirë, por gjithçka po shkon shumë mirë dhe shpresoj që të japim maksimumin dhe pse jo të marrim rezultat pozitiv.
Janë dy kombëtare shumë të forta, si Zvicra ashtu edhe Suedia, por presim rezultate pozitive, pasi kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve.
Të gjithë janë të motivuar dhe mezi i presin ndeshjet.
Pres përkrahjen e të gjithëve në Bazel, pasi atje ka shumë shqiptarë dhe shpresoj se të bëjmë më të mirën dhe t’i kënaqim edhe ata që do të vijnë ta shikojnë ndeshjen”, tha Korenica.
Stërvitja e radhës e Dardanëve është paraparë të mbahet të mërkurën, më 3 shtator, nga ora 11:00 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Dardanët kryejnë stërvitjen e dytë, Gallapeni e Korenica optimistë para ndeshjes kundër Zvicrës Pep Guardiola përballë sfidës më të vështirë në Man City Rabiot në Milan, zbulohen detajet e transferit Futbollisti i Zvicrës: Kosova do të ketë shumë tifozë në stadium, ndeshje e veçantë E përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali, merret vendimi për Robinhon