Pikat kryesore
- Kanë dalë pamje të reja nga kamerat e sigurisë brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës, ku po hetohet zhdukja e 69 milionë lekëve.
- Duni, teksa lëviz në korridoret e institucionit me një thes në dorë.
- Në video shihet se, në momentin kur vëren praninë e ish-drejtoreshës së filialit, Elisabeta Mataj, Duni tenton të ndryshojë drejtimin e lëvizjes për ta shmangur.
Kanë dalë pamje të reja nga kamerat e sigurisë brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës, ku po hetohet zhdukja e 69 milionë lekëve. Duni, teksa lëviz në korridoret e institucionit me një thes në dorë. Në video shihet se, në momentin kur vëren praninë e ish-drejtoreshës së filialit, Elisabeta Mataj, Duni tenton të ndryshojë drejtimin e lëvizjes për ta shmangur. Megjithatë, ajo kthehet pasi thirret nga ish-drejtoresha. Pamjet ndërpriten në atë moment dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas mes dy ish-zyrtareve. Materiali filmik është tashmë në dispozicion të hetuesve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të zhdukjes së shumës prej 69 milionë lekësh nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës.