Dalin detajet/ pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te…

Dalin detajet/ pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te…

Pikat kryesore

  • Burime për mediat konfirmojnë se ky takim “retreat” mes socialistëve do të mbahet ditën e shtunë, 28 mars, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
  • Nga detajet e zbuluara deri më tani mësohet se ky takim do të ketë në fokus një analizë të thelluar të punës së institucioneve kryesore, si dhe rritjen e bashkëpunimit mes deputetëve dhe strukturave ekzekutive.
  • Vlen të theksohet se ky takim mes socialistëve do të vijë vetëm një javë pas Asamblesë Kombëtare e cila u zhvillua në Lalëz, ku dhe y ndryshuan disa prej drejtuesve politikë të PS-së nëpër qarqe.

Një javë pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe takimeve të zhvilluara çdo ditë me ministrat e kabinetit të tij, kreu i qeverisë dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë këtë të shtunë grupin parlamentar të PS-së dhe ministrat e tij. Burime për mediat konfirmojnë se ky takim “retreat” mes socialistëve do të mbahet ditën e shtunë, 28 mars, në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Mbledhja do të hapet në orën 11:00 nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e më pas fjalën do ta marrë kryeministri Edi Rama, i cili pritet të vendosë theksin te prioritetet politike dhe qeverisëse për muajt në vijim. Nga detajet e zbuluara deri më tani mësohet se ky takim do të ketë në fokus një analizë të thelluar të punës së institucioneve kryesore, si dhe rritjen e bashkëpunimit mes deputetëve dhe strukturave ekzekutive. Po ashtu, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet reformës administrativo-territoriale, ku bashkëkryetari i PS për këtë proces, Arbjan Mazniku, do të paraqesë progresin dhe hapat e ardhshëm në funksion të riorganizimit më efikas të pushtetit vendor. Në vijim të agjendës, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, pritet të prezantojë strategjinë e re të komunikimit, e cila synon të përmirësojë ndërveprimin me publikun dhe transparencën institucionale. Vlen të theksohet se ky takim mes socialistëve do të vijë vetëm një javë pas Asamblesë Kombëtare e cila u zhvillua në Lalëz, ku dhe y ndryshuan disa prej drejtuesve politikë të PS-së nëpër qarqe.

Lini një Përgjigje