Pikat kryesore
- CSL thekson se një kufizim i tillë, i vendosur me akt nënligjor, bie ndesh me ligjin, pasi nuk është parashikuar me dispozitat ligjore përkatëse.
- Udhëzimi administrativ i miratuar në vitin 2015 obligon përfituesit e pensioneve që të lajmërohen çdo gjashtë muaj në Zyrat e Pensioneve.
- Nëse nuk e bëjnë këtë, atyre u suspendohet përkohësisht pagesa dhe u jepet një afat shtesë prej tre muajsh për t’u paraqitur, në mënyrë që të rikthehen në listë dhe të marrin pagesat e prapambetura.
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), ka dorëzuar në Gjykatën Supreme një padi për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që përcakton procedurat e lajmërimit, suspendimit nga pagesa dhe kthimit të mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve. “Ky cenim i të drejtave ka të bëj me aplikimin e ndërprerjes së pagesës për pensionistët që nuk janë lajmëruar me kohë në Zyrat Rajonale të Pensioneve e rrjedhimisht duke ua mohuar edhe të drejtën për kompensim retroaktiv të pagesave për periudhën kohore sa nuk është kryer procedura e lajmërimit”, thuhet në njoftimin e Qendrës. CSL thekson se një kufizim i tillë, i vendosur me akt nënligjor, bie ndesh me ligjin, pasi nuk është parashikuar me dispozitat ligjore përkatëse. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti. Udhëzimi administrativ i miratuar në vitin 2015 obligon përfituesit e pensioneve që të lajmërohen çdo gjashtë muaj në Zyrat e Pensioneve. Nëse nuk e bëjnë këtë, atyre u suspendohet përkohësisht pagesa dhe u jepet një afat shtesë prej tre muajsh për t’u paraqitur, në mënyrë që të rikthehen në listë dhe të marrin pagesat e prapambetura. Nëse edhe pas këtyre tre muajve pensionisti nuk paraqitet, kërkesa e tij trajtohet si riaplikim, dhe pagesa rifillon vetëm nga data e aplikimit të ri. Aktualisht, në Kosovë llogaritet të jenë mbi 300 mijë pensionistë. ✅ Marrëveshje direkte me kompaninë ✅ Duke filluar nga 279.70 € kësti 10/27/2025 14:44 Punëtorët pa paga, reagon ndërmarrja “Gjelbër”: Rama na sqaroi se ka ndodhur si pasojë e bllokadës të fondeve nga Ministria e Financave 10/27/2025 14:39 CSL kërkon nga Supremja shfuqizimin e Udhëzimit administrativ për lajmërimin e pensionistëve 10/27/2025 14:26 Iu gëzua lajmit për Liburn Aliun, ministrja Kumbaro pak minuta më pas fshin postimin