Charles Michel: Anëtarësimi në BE, mënyra e mirë për të ulur tensionet Kosovë-Serbi

Charles Michel: Anëtarësimi në BE, mënyra e mirë për të ulur tensionet Kosovë-Serbi

Pikat kryesore

  • Ish-presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka zhvilluar një intervistë në “Inside Albania Podcast” me Alice Taylor ku foli lidhur me marrëdhënien e Kosovës dhe Serbisë dhe rrugës së tyre drejt BE-së.
  • Sipas tij anëtarësimi në BE është rruga më e mirë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe për uljen e tensioneve.
  • “Unë me sinqeritet ndjej se mjeti më i fortë është anëtarësimi në BE.

Ish-presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka zhvilluar një intervistë në “Inside Albania Podcast” me Alice Taylor ku foli lidhur me marrëdhënien e Kosovës dhe Serbisë dhe rrugës së tyre drejt BE-së. Sipas tij anëtarësimi në BE është rruga më e mirë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe për uljen e tensioneve. “Unë me sinqeritet ndjej se mjeti më i fortë është anëtarësimi në BE. Dhe nëse duam që Kosova dhe Serbia te jenë të guximshme në nivel të brendshëm, sepse e di që si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, ekziston nevoja për t’i bindur qytetarët se zgjedhjet që po bëhen janë zgjedhjet më te mira për ta, mendoj se mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit për ta. Mendoj se mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit është qё ata udhëheqës dhe ato shoqëri ta kenë ketë perspektive anëtarësimi. Sepse ky anëtarësimi, sipas meje, është mënyra më e mirë për të zbutur tensionet, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të zhvilluar një agjendë më pozitive të orientuar drejt së ardhmes”, u shpreh Michel. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/01/2025 19:14 550 mijë refugjatë sirianë që jetonin në Turqi u kthyen në Siri pas rënies së Asadit 11/01/2025 19:11 Sindikata e RTK-së paralajmëron protestë për pagat 11/01/2025 18:57 Entuziazëm i madh në takimet e Ferit Idrizit!

Lini një Përgjigje