/ Ceremoni plot emocion dhe ngjyra! Ndizen dritat e pemës e Vitit të Ri në disa qytete

/ Ceremoni plot emocion dhe ngjyra! Ndizen dritat e pemës e Vitit të Ri në disa qytete

Pikat kryesore

  • Ndizen dritat e pemës e Vitit të Ri në disa qytete Mbrëmja e 6 dhjetorit i solli qytetit të Korçës magjinë e festave të fundvitit.
  • Në një ceremoni plot emocion dhe ngjyra, qyteti ndezi dekorimet festive duke shënuar kështu nisjen zyrtare të sezonit më të dashur të vitit.
  • Sipas tij, qyteti do të vazhdojë të mbetet një pikë e fortë e turizmit dimëror në vend.

VIDEO/ Ceremoni plot emocion dhe ngjyra! Ndizen dritat e pemës e Vitit të Ri në disa qytete Mbrëmja e 6 dhjetorit i solli qytetit të Korçës magjinë e festave të fundvitit. Në një ceremoni plot emocion dhe ngjyra, qyteti ndezi dekorimet festive duke shënuar kështu nisjen zyrtare të sezonit më të dashur të vitit. Sheshi kryesor u mbush me qytetarë e vizitorë, të cilët pritën me entuziazëm numërimin mbrapsht dhe çastin kur dritat shumëngjyrëshe ndriçuan gjithë qytetin, duke krijuar atmosferën e parë të festimeve që do të shoqërojnë Korçën gjatë gjithë dhjetorit. Sipas tij, qyteti do të vazhdojë të mbetet një pikë e fortë e turizmit dimëror në vend. Mbrëmja e ndezjes së dritave u shoqërua nga një koncert festiv që i dha edhe më shumë ngrohtësi atmosferës. Pjesëmarrja e lartë e qytetarëve ishte tregues se Korça mbetet edhe këtë vit një nga destinacionet më të kërkuara për festat e fundvitit. Ndërsa në Lushnjë aty ku ishte vendosur dhe pema e vitit të ri janë mbledhur qindra vogëlushë dhe qytetarë që kanë marrë pjesë në ceremoninë e ndezjes së dritave. Atmosfera festive u shoqërua me muzikë dhe aktivitete për të vegjlit edhe në Durrës, duke shënuar nisjen zyrtare të sezonit të festave në qytet. Sheshi kryesor u mbush me qytetarë të të gjitha moshave, të cilët përjetuan fillimin e magjisë së festave mes muzikës, dekorimeve shumëngjyrëshe dhe gëzimit të përbashkët. Edhe në Durrës Shijak, Elbasan, Fier e Shkodër, dritat u ndezën nën ritmin e muzikës festive dhe këngëve të interpretuara nga fëmijët. loading…

Lini një Përgjigje