Pikat kryesore
- Në hapje të protestës së 33-të para Kryeministrisë, i pari që foli ishte aktivisti Edison Likaj.
- Ai komentoi edhe tensionet e regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot para Kuvendit, ku u shënuan përplasje mes protestuesve dhe policisë.
- Sipas Likajt, çdo goditje e ushtruar nga forcat e rendit sjell më shumë njerëz në shesh.
Në hapje të protestës së 33-të para Kryeministrisë, i pari që foli ishte aktivisti Edison Likaj. Ai komentoi edhe tensionet e regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot para Kuvendit, ku u shënuan përplasje mes protestuesve dhe policisë. Sipas Likajt, çdo goditje e ushtruar nga forcat e rendit sjell më shumë njerëz në shesh. “Dhuna e tyre është shumë e panevojshme për demokracinë, por është e nevojshme për rezistencën. Çdo grusht i tyre shton 100 vetë më shumë në shesh. Jemi më të fortë. Ne nuk ndryshojmë pavarësisht se çfarë bëjnë ata,” deklaroi Likaj.