Çantat e Ballukut më të shtrenjta se aksesorët e qeveritarëve

Çantat e Ballukut më të shtrenjta se aksesorët e qeveritarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, organizoi sot një mbledhje me grupin parlamentar të PD-së, ku diskutoi për formimin e qeverisë së re dhe përsëriti akuzat ndaj ministrave të qeverisë, me fokus te Belinda Balluku. Ai e quajti atë “Lubi” për lidhjet e saj me aferat korruptive. Berisha theksoi se demokratët kanë një rol të rëndësishëm në parlament dhe një përgjegjësi të madhe për të përfaqësuar qytetarët. Ai theksoi se, pavarësisht vështirësive, misioni i tyre është të luftojnë kundër “narkoregjimit” dhe “diktaturës autoritare” që ka marrë kontrollin mbi institucionet.

“Duhet të veprojmë si misionarë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky narkoregjim, në mënyrë që të justifikojmë besimin e atyre që na kanë sjellë këtu,” tha Berisha, duke e cilësuar parlamentin si një “strofull kriminelësh”. Ai përmendi emra të grupeve kriminale që, sipas tij, kanë infiltruar institucione të ndryshme. Berisha u zotua se Partia Demokratike do të mbetet një zë i fortë për qytetarët dhe do të përmbushë pritshmëritë e demokratëve, të cilët ndihen të zhgënjyer, por besojnë në misionin e tyre për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

Në fjalën e tij, Berisha kritika gjithashtu luksin dhe korrupsionin e ministrave, duke e krahasuar stilin e tyre me atë të qeverisë komuniste të Nepalit. “Aksesorët e ministrave nepalezë, si syzet 500 euro, këpucët 1 mijë euro dhe xhaketat 700 euro, nuk arrijnë në çmimin e çantave të Lubisë,” u shpreh ai. Në përfundim, Berisha theksoi se vendimi për të hyrë në parlament dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve ishte një hap i vështirë, por i domosdoshëm, duke nënvizuar se beteja kundër regjimit do të vazhdojë në çdo hapësirë të mundshme.

Mendim personal

Diskutimet për lidhjet e mundshme të zyrtarëve me aferat korruptive vazhdojnë të jenë një temë e rëndësishme në debatin politik shqiptar

Lini një Përgjigje