Cak i aksionit të Prokurorisë dhe Policisë mbi 40 persona, mbi 1 milion euro dëmi

Cak i aksionit të Prokurorisë dhe Policisë mbi 40 persona, mbi 1 milion euro dëmi

Pikat kryesore

  • Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë duke realizuar një aksion të madh në disa qytete të Kosovës.
  • Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha shkurt për Radion Evropa e Lirë se cak i këtij aksioni janë “mbi 40 të dyshuar, në pothuajse të gjitha rajonet e Kosovës”.
  • Betimi për Drejtësi duke u thirrur në burime raportoi se gjatë aksionit janë arrestuar disa persona në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë duke realizuar një aksion të madh në disa qytete të Kosovës. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha shkurt për Radion Evropa e Lirë se cak i këtij aksioni janë “mbi 40 të dyshuar, në pothuajse të gjitha rajonet e Kosovës”. Betimi për Drejtësi duke u thirrur në burime raportoi se gjatë aksionit janë arrestuar disa persona në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës. Në mesin e të arrestuarve, sipas Betimit për Drejtësi, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i Financave i kësaj byroje, Valon Berisha. Në këtë aksion thuhet se janë përfshirë një numër i madh i prokurorëve dhe policëve. Burime të afërta me hetimet i kanë thënë “Betimit për Drejtësi” se vlera e dëmit arrin shumën mbi 1 milion euro. Cak i këtij aksioni nga Prokuroria Themelore në Prizren janë mbi 40 persona. Raportohet se aksioni po zhvillohet lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale: “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomike”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe “falsifikim të dokumentit”. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/08/2026 10:12 Gjendja shëndetësore e familjes nga Kosova që u aksidentua derisa po kthehej në Gjermani 01/08/2026 10:04 Szoboszlai para ndeshjes ndaj Arsenalit: Ata po luajnë ndaj kampionëve, nuk fitohet titulli në janar 01/08/2026 10:02 E rëndë: Një grua gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Gjakovë

Lini një Përgjigje