Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim strategjik për turizmin në veri, përfundon në…

Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim strategjik për turizmin në veri, përfundon në…

Pikat kryesore

  • Sipas tij, ky aks i ri rrugor do të ndihmojë në shmangien e trafikut në qendër të Shëngjin, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit veror, kur fluksi i vizitorëve është më i lartë.
  • Rama theksoi se bypass-i do të krijojë një lidhje më të shpejtë dhe më funksionale mes Shëngjinit, zonës së Rana e Hedhun dhe më tej me Velipojë, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit bregdetar në veri.
  • Rruga po ndërtohet përgjatë zonës malore të Rrencit dhe, sipas kryeministrit, do të shërbejë jo vetëm si aks transporti, por edhe si një segment panoramik që rrit atraktivitetin turistik të zonës.

Sipas tij, ky aks i ri rrugor do të ndihmojë në shmangien e trafikut në qendër të Shëngjin, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit veror, kur fluksi i vizitorëve është më i lartë. Rama theksoi se bypass-i do të krijojë një lidhje më të shpejtë dhe më funksionale mes Shëngjinit, zonës së Rana e Hedhun dhe më tej me Velipojë, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit bregdetar në veri. Rruga po ndërtohet përgjatë zonës malore të Rrencit dhe, sipas kryeministrit, do të shërbejë jo vetëm si aks transporti, por edhe si një segment panoramik që rrit atraktivitetin turistik të zonës. Punimet për përfundimin e këtij projekti pritet të mbyllen në shkurt të vitit 2027, duke e kthyer bypass-in në një nga nyjet kryesore të infrastrukturës turistike të veriut të Shqipërisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! FIER/ Të vjedhura në Itali e Greqi! Goditet skema e trafikut të sendeve me vlerë, një i arrestuar dhe një në kërkim Bordi i Transparencës përcakton çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta Amerika di të luajë futboll/ SHBA mund thellë Paraguajin pas ceremonisë së hapjes

Lini një Përgjigje