Pikat kryesore
- Mbi 70 000 spektatorët në stadiumin e qytetit Ingëlvud u kënaqën së pari me ceremoninë e hapjes, që ishte e treta e kësaj Kupe të Botës, e që besohet se ishte kulmi I gjithçkaje.
- Në skenë ishte Kejt Perri, këngëtarja e madhe amerikane me origjinë pikërisht nga Kalifornia, që interpretoi në një stadium kalifornian.
- Bashkë me të, në shfaqje ishin edhe këngëtarja nga Afrika e Jugut, Tila, Anita nga Brazili dhe Liza nga grupi K-pop Blekpink.
Spektakli fillimisht nuk kishte lidhje me topin. Mbi 70 000 spektatorët në stadiumin e qytetit Ingëlvud u kënaqën së pari me ceremoninë e hapjes, që ishte e treta e kësaj Kupe të Botës, e që besohet se ishte kulmi I gjithçkaje. Në skenë ishte Kejt Perri, këngëtarja e madhe amerikane me origjinë pikërisht nga Kalifornia, që interpretoi në një stadium kalifornian. Bashkë me të, në shfaqje ishin edhe këngëtarja nga Afrika e Jugut, Tila, Anita nga Brazili dhe Liza nga grupi K-pop Blekpink. Më pas i erdhi radha spektaklit në fushë. Skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kaloi me lehtësi dhe në mënyrë bindëse provën e parë, atë ndaj Paraguajit, që cilësohej si një rival I vështirë. Të paktën këtë herë nuk u duk aspak kështu. Amerikanët të drejtuar nga trajneri argjentinas me përvojë, Maurisio Poçetino, bënë gjithçka shumë mirë. Ata patën epërsi dhe suksesi ishte I thellë, 4-1, si një paralajmërim se vendasit nuk mund të merren lehtë. Fillimisht, erdhi autogol nga Bobadija, pastaj Balogun shënoi dy herë, në 31’ e minutën e pestë shtesë të pjesës së parë. Amerikanolatinët mundën të shkurtonin rezultatin me rrjetën nga Maurisio në 73’, por pikërisht në fund, në minutën e 8-të shtesë, ekipi I superfuqisë botërore vulosi shifrat në 4-1. Edhe pse Shtetet e Bashkuara cilësohen vetëm si pretendenti numër 12-të I Kupës së Botës, sërish prej tyre mund të pritet më shumë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Brazili, në “formë” Botërori/ Skuadra e Ancelotti luan “tenis”, fiton 6-2 miqësoren ndaj Panamasë Brazili miraton rregulla më të rrepta për rrjetet sociale dhe platformat dixhitale SHBA sulmon një anije në Paqësor, të paktën dy të vdekur