Pikat kryesore
- Nga ana tjetër mbrojtja e Kujtim Pishës ka kërkuar vlerësim të paligjshën të arrestit dhe mos vendosje mase sigurie, kërkesë që nuk është marrë në konsideratë nga gjyqtari Elis Dine.
- Sipas avokatit mbrojtës klienti i tij ka qenë duke konsumuar darkën në momentin që ka ndodhur krimi gjë që vërtetohet nga mungesa e tij në pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë.
- Pritet që këtë fundjavë para gjykatës për masë sigurie të dalë edhe Nevzat Spaho gjithashtu i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit 43-vjecar.
Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Ago i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.Po ashtu në burg është lënë edhe roja e karburantit Kujtim Pisha i akuzuar për moskallëzim të krimit. Gjatë seancës me dyer të mbyllura e cila zgjati më shumë se dy orë, palët u njohën me aktet dhe me dëshmitë e dhëna nga personat e marrë në pyetje.Burime nga salla e gjyqit bëjnë me dije se organi i akuzës bën lidhjen e Xhino Agos me ngjarjen për faktin se makina që u përdor ditën e vrasjes ishte e kompanisë që drejtohej nga Mëhalla e Ago dhe ishte dhënë në përdorim nga ky i fundit në persona të tretë. Nga ana tjetër mbrojtja e Kujtim Pishës ka kërkuar vlerësim të paligjshën të arrestit dhe mos vendosje mase sigurie, kërkesë që nuk është marrë në konsideratë nga gjyqtari Elis Dine. Sipas avokatit mbrojtës klienti i tij ka qenë duke konsumuar darkën në momentin që ka ndodhur krimi gjë që vërtetohet nga mungesa e tij në pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë. Pritet që këtë fundjavë para gjykatës për masë sigurie të dalë edhe Nevzat Spaho gjithashtu i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit 43-vjecar. Policia ndërkohë vijojnë punën për ndalimin e dy personave të tjerë të në kërkim. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Dy foltore, dy fronte brenda PD”/ Minxhozi: Salianji i ka premisat për të qenë kundërshtar ndaj Berishës “Darka e fundit” në Abu Dhabi/ Pilotët e Formula 1 takohen përpara garës së titullit kampion Video/ Aksident në hyrje të Vlorës, plagosen dy persona