Pikat kryesore
- Triumfi duhet të vijë më vonë, ndërsa për pak ditë fillon Kupa e Botës, ndërsa pretendentët kryesorë, mes të cilëve Brazili, po luajnë ndeshjet e fundit përgatitore.
- Pesë herë kampionët e rruzullit e mbyllën gjithçka me fitoren 2-1 ndaj Egjiptit në Klivlend, pra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- Kjo ndodhi që në fillim të pjesës së parë, në minutën e shtatë, dhe pastaj në të njëjtën minutë të pjesë ssë dytë.
Nuk ishte ndonjë triumf, por nuk po luhej për këtë. Triumfi duhet të vijë më vonë, ndërsa për pak ditë fillon Kupa e Botës, ndërsa pretendentët kryesorë, mes të cilëve Brazili, po luajnë ndeshjet e fundit përgatitore. Pesë herë kampionët e rruzullit e mbyllën gjithçka me fitoren 2-1 ndaj Egjiptit në Klivlend, pra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Skuadra e madhe nga Amerika Latine luajti më mirë sesa të mbiquajturit “Faraonët” duke ia dalë falë golave të shënuar nga një lojtar me përvojë si Bruno Gimaresh, që është kapiteni I Njukasëllit në Premier Ligën angleze, dhe një adoleshent si Endrik, që është huazuar nga Reali tek Lioni në Francë. Kjo ndodhi që në fillim të pjesës së parë, në minutën e shtatë, dhe pastaj në të njëjtën minutë të pjesë ssë dytë. Në mes të dy golave, Egjipti barazoi me rrjetën nga Mostafa Ziko në 11’, pas një gabimi të mbrojtjës së “kanarinave”. “Selesao” bëri më shumë dhe e meritoi, ndonëse sipas stilit pragmatist të trajnerit italian Karlo Ançeloti, nuk shkëlqeu në zotërimin e topit, me 51 për qind. Gjithsesi, yjet brazilianë bënë 11 gjuajtje, nga të cilat plot 8 në kuadrat, ndaj vetëm një në kuadrat të egjiptianëve. Tashmë, me miqësoren në stadiumin “Hantington Benk Fild” në shtetin e Ohajos, Brazili mbylli përgatitjet dhe pret nisjen e Botërorit. Ndeshjet e pesë herë kampionëve do të jenë në 14 qershor ndaj Marokut në Nju Xhersi, në 20 qershor kundër Haitit në Filadelfia, dhe në 25 qershor përballë Skocisë në Majemi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Neymar, në “ditën e parë të shkollës”/ Sulmuesi bashkohet në grumbullimin e Kombëtares së Brazilit VIDEO/ Shpërthen një pajisje në një shkollë në Brazil, plagosen 10 nxënës Aeroplani përplaset me ndërtesën/ Brazil, tre të vdekur