Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PDSh”/ Salianji: 4 mijë demokratë votuan në…

Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PDSh”/ Salianji: 4 mijë demokratë votuan në…

Pikat kryesore

  • Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit të shifrave nga seli blu rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet për kreun e PD-së.
  • Në një postim në Facebook, Salanji këmbëngul se pjesëmarrja e demokratëve në zgjedhje është disa herë më e ulët se numri që pretendon opozita.
  • Postimi i Salianjit: “Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PDSh!

Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit të shifrave nga seli blu rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet për kreun e PD-së. Në një postim në Facebook, Salanji këmbëngul se pjesëmarrja e demokratëve në zgjedhje është disa herë më e ulët se numri që pretendon opozita. Sipas Salianjit, deri në orën 18:00, në referendum kanë marrë pjesë në të gjithë Shqipërinë vetëm 3885 anëtarë, ndërkohë nga ana tjetër, deputetja Albana Vokshi deklaroi se deri në orën 18:00 kanë marrë pjesë mbi 28 mijë demokratë në nivel kombëtar. Postimi i Salianjit: “Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PDSh! Demokratët përbuzën dhe poshtëruan provokimin për gjasme zgjedhje; pjesëmarrja ne degët qëndër qarku deri në përfundim në orën 18:00; Votues që morën pjesë: 3,885 Tiranë 1,072 Durrës 321 Kukës 370 Korçë 165 Dibër 194 Lezhë 345 Elbasan 256 Berat 141 Vlorë 210 Gjirokastër 120 Fier 220 Shkodër 471 Tani teatri me shtyrje orari ishte i tepért, votojnë miliona shqiptarë dhe nuk shtyhet si mund të shtyhet tek degët e medha qe ne total kanë as 20.000 votues sipas uzurpatorit por nderkohë nuk kanë votuar as 4000 gjithsej!”, shkruan Salianji.

Lini një Përgjigje