Pikat kryesore
- Ai theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për rikonceptim nga e para.
- Sipas tij, partitë opozitare duhet të mbledhin forcat për të krijuar një koalicion gjithëpërfshirës, por pa figurat aktuale pasi janë të konsumuara në sytë e publikut.
- Sipas tij në këtë gjendje ku është opozita nuk mund t’i bëjë ballë mazhorancës, e cila është e konsoliduar.
TIRANË- Avokati i njohur Edmond Petraj i ftuar në “News Line ” tha se Sali Berisha është braktisur nga mbështetësit e Partisë Demokratike dhe kjo u pa në “Foltoren”, e cila u mbajt të hënën, para godinës së kryeministrisë. Ai theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për rikonceptim nga e para. Sipas tij, partitë opozitare duhet të mbledhin forcat për të krijuar një koalicion gjithëpërfshirës, por pa figurat aktuale pasi janë të konsumuara në sytë e publikut. Sipas tij në këtë gjendje ku është opozita nuk mund t’i bëjë ballë mazhorancës, e cila është e konsoliduar. “Foltorja për të mbajtur gjallë militantët e paktë në PD. Aty nuk jepet zgjidhje, PD duhet të rikonceptohet nga fillimi dhe të gjejë forcën e duhur për të luftuar të gjithë defektet që ka mazhoranca. Duhet rikonceptuar komplet. Duhet të bëjnë një koalicion gjithëpërfshirëse, por pa figurat aktuale. Mazhoranca është shumë e konsoliduar. PD e paorganizuar dhe pa kauzë”, tha ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! ”Travelandtourworld”: Nga Tirana në Butrint turizmi shqiptar në shifra rekord Dosja “Partizani”, shtyhet seanca, shkak mungesa e avokatit Atentat rivalit të Aldo Bares/ Julian Sulo i shpëton breshërive të plumbave, autorët djegin makinën